Bota

Kremlini Zyrtar: Putin do të vendosë kur të përfundojë lufta ndaj Ukrainës

24 Shkurt 2022, 21:05| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 21:15

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur objektivat për sulmin ushtarak të vendit kundër Ukrainës dhe ai do të vendosë se kur të përfundojë operacioni “bazuar në rezultate dhe përshtatshmëri”  , tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Operacioni "ka qëllimet e tij dhe ato duhet të arrihen," tha zyrtari, i pyetur nga gazetarët se kur do të përfundonte ofensiva.

Në fjalimin e tij të mëngjesit të së enjtes, Putin tha se kishte urdhëruar trupat ruse të sulmonin Ukrainën për të çmilitarizuar vendin. Ai pretendoi se siguria kombëtare e Rusisë ishte komprometuar nga cenimi i NATO-s në Ukrainë.

Ai tha më tej se Rusia ishte e detyruar të mbronte republikat separatiste të Donetsk dhe Lugansk nga sulmet e vazhdueshme nga forcat ukrainase. Moska i njohu dy entitetet si shtete sovrane të hënën.

Peskov hodhi poshtë idenë se Rusia ishte në procesin e pushtimit të Ukrainës, duke thënë se operacioni rus kishte qëllime të kufizuara për të mbrojtur Rusinë dhe rajonet separatiste. Ai tha se e ardhmja e Ukrainës do të përcaktohet nga populli ukrainas.


Lajmi kryesor:

Rusia sulmon Ukrainën, tronditet bota! Biden: Çdo aset rus 'ngrin', e nxjerrim nga ekonomia botërore! Kremlini: Garanci nga Kievi që s'do anëtarësohet në NATO! Protesta kundër Putinit edhe nga rusët


I.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?