Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë për situatën në Afganistan dhe 'pushtimin' nga talebanët, ku thotë se vendet e tjera "nuk duhet të imponojnë vlerat e tyre" në Afganistan dhe se si talebanët tani kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, "ne duhet të pranojmë se është një realitet".
Putin shpreson se talebanët do të përmbushin premtimet e tyre për të rivendosur rendin në Afganistan.
Fuqitë e huaja po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë shtetasit e tyre nga Afganistani. Një zyrtar i NATO -s tha dje se më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar në pesë ditët e fundit nga aeroporti i Kabulit. Jashtë aeroportit situata mbetet kaotike. Talibanët kanë bllokuar afganët që përpiqen të ikin.
Lajmi kryesor: