Vladimir Putin

Bota

Putin: Gati të takohem për marrëveshje/ Kush do firmosë për Ukrainën?

19 Qershor, 12:28| Përditesimi: 19 Qershor, 13:28

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin, në një takim me agjencitë kryesore ndërkombëtare, tha se ishte gati të takohej me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm në fazën përfundimtare të negociatave për të përfunduar konfliktin. Kjo u raportua nga agjencia Interfax. Por "pyetja është se kush do ta nënshkruajë" marrëveshjen, shtoi kreu i Kremlinit, duke hedhur dyshime mbi legjitimitetin e Zelensky, mandati i të cilit skadoi në maj 2024 pa u mbajtur zgjedhje për shkak të ligjit ushtarak.

Kremlini shpesh ka argumentuar se përfundimi i mandatit të Zelenskyt në 2024-ën, është një problem që pengon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqen. Ukraina e zgjati afatin e ligjit ushtarak deri në 6 Gusht 2025. Nën ligjin ushtarak, burrat ukrainas të moshave 18-60 vjeç (me disa përjashtime) nuk lejohen të largohen nga vendi pasi mund të thirren në shërbim ushtarak. Ligji ushtarak ndalon ndërkohë institucionet ukrainse që të organizojnë zgjedhje parlamentare apo presidenciale.

 

 

A.I/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?