Putin i dhuron një limuzinë ‘Aurus’ Kim Jong Un-it, shfaqen të dy duke udhëtuar së bashku

20 Qershor, 17:41| Përditesimi: 20 Qershor, 17:51

  • Share

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un hipën në një limuzinë ‘Aurus’ që Putin ia dhuroi Kim Jong Un, gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut.

Imazhet janë publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve më 20 qershor 2024.

Mes sigurisë së rreptë, të dy udhëheqësit shfrytëzuan momentin për të treguar se sa e ngushtë është bërë marrëdhënia e tyre e punës gjatë asaj që ishte një ‘vizitë e mrekullueshme në Phenian nga Putini', e para e tij në gati një çerek shekulli.

Udhëtimi me limuzinë, i cili duket i krijuar vetëm për të realizuar fotot, u zhvillua pasi të dy liderët kishin nënshkruar një marrëveshje që përfshinte një premtim të ndërsjellë të mbrojtjes, një nga lëvizjet më të rëndësishme të Rusisë në Azi për vite me radhë që Kim tha se përbënte një "aleancë".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?