Edward Snowden ka marrë nënshtetësinë ruse. Këtë e pretendon agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar një dekret të lëshuar sot nga Putin.
“Edward Joseph Snowden , i lindur më 21 qershor 1983 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, renditet në listën e atyre që kanë marrë nënshtetësinë ruse”, shkruan Tass.
Për SHBA-në, dhënia e nënshtetësisë ruse për ish-analistin e NSA-së, Edëard Snoëden "nuk ndryshon asgjë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, duke siguruar se drejtësia amerikane do të vazhdojë ta ndjekë penalisht atë për shpërndarjen e informacionit të klasifikuar.
Snoëden është në kërkim në SHBA. Në vitin 2013, Snoëden u largua nga Hong Kongu drejt Moskës, ku edhe jeton në fshehtësi. Në vitin 2020 atij ju dha rezidencë e përhershme në Rusi. Nga sot ai është shtetas rus me dekret të presidentit.
Shpesh herë është diskutuar mundësia e faljes së tij nga presidenti Donald Trump, por diçka e tillë nuk ndodhi.