Sanksionet ndaj Moskës, Putin: Ka mungesë ilaçesh, çmimet janë rritur

24 Janar 2023, 17:58| Përditesimi: 24 Janar 2023, 21:29

  • Share

Rusia ka mungesë ilaçesh dhe këtë lajm e ka dhënë vetë presidenti Putin. Ai ka thënë se çmimet janë rritur dhe në farmaci ka mungesë të furnizimit me ilaçe, pavarësisht shteti është duke prodhuar ilaçe. Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Moskës dhe mund të jetë një arsye më tepër për probleme të shumta në Rusi, qoftë edhe pasi dërgesat janë goditur nga transporti dhe problemet me doganat.

“Ka mungesë të disa ilaçeve, pavarësisht faktit se prodhimi i produkteve farmaceutike në tre çerekët e parë të vitit të kaluar, është rritur për gati 22 për qind. Gjashtëdhjetë për qind e ilaçeve në tregje janë ilaçe të brendshme. Pavarësisht kësaj, kemi deficit të disa ilaçeve dhe çmimet janë rritur”, ka thënë Putin pas takimit me disa zyrtarë të lartë rusë.

Pak pas fillimit të luftës, në shkurtin e vitit të kaluar, Rusia filloi të importoi dhe prodhojë ilaçe, ndoshta pasi i druhej këtij momenti. Problemi qëndron edhe në faktin se Rusia importon nga BE dhe SHBA pajisje mjekësore që kanë të bëjnë me sëmundje kritike dhe i duhej të mbante marrëdhënie të mira me perëndimin, gjë që nuk ndodhi dhe solli të tilla pasoja.  

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.


Lajmi kryesor:

Dritë jeshile nga SHBA për tanket ‘Abrams’ në Ukrainë! Der Spiegel: Berlini do të dërgojë tanket ‘Leopard’! Vriten 2 vullnetarë britanikë gjatë evakuimit


F.D//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?