Putin, Merkel dhe Macron pro ndërmjetësimit të OSBE-së në Bjellorusi: Por Lukashenko nguron

20 Gusht 2020, 20:59| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 21:02

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar që Brukseli dhe Moska të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi.

Në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel pas një takimi dy-orësh, Macron tha se Bashkimi Evropian mund të përpiqet të ndërmjetësojë për t'i dhënë fund pakënaqësisë së thellë në Bjellorusi.

Macron u shpreh se bjellorusët duhet të gjejnë një zgjidhje por tha se Brukseli është i gatshëm të ndihmojë dhe insistoi që Rusia - aleati më i ngushtë i shtetit ish-Sovjetik të përfshihet në dialog.

"Kemi pasur disa biseda me Putinin, ne kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së, Putin është në favor, por Lukashenko nguron" tha Emmanuel Macron. Propozimi për ndërmjetësimin e OSBE-së u bë nga kryesuesi i organizatës, Edi Rama, i cili theksoi se po punon me BE-në për realizimin e misionit në Minsk.

Bjellorusia po përballet me krizën më të madhe politike që nga rrëzimi i Bashkimit Sovjetik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?