Putin në Korenë e Veriut, Kim mbështet pushtimin e Ukrainës! Presidenti rus:Po luftojmë kundër imperializmit amerikan me dekada (FOTO+VIDEO)

19 Qershor, 08:51| Përditesimi: 19 Qershor, 13:39

  • Share

Presidenti Vladimir Putin mbërriti mbrëmjen e 18 qershorit në Korenë e Veriut, ku është pritur nga diktatori Kim Jong Un.

Ai do të qëndrojë të paktën nëntë orë në Korenë e Veriut me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes të dy priten të takohen në Pallatin e Mysafirëve Kumsusan, ku presidenti rus qëndroi gjatë vizitës së tij të parë në Korenë e Veriut 24 vjet më parë.

Ndërsa axhenda e së mërkurës përfshin një koncert gala, pritje shtetërore, roje nderi, nënshkrime dokumentesh dhe një deklaratë për mediat, citon agjencia ruse e lajmeve Interfax,

Rusia dhe Koreja e Veriut kanë finalizuar një dokument që "do të shërbejë si bazë e marrëdhënieve dypalëshe afatgjata". Kështu tha Putin tha këtë gjatë takimit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në Phenian, ndërkohë që theksoi se Moska po lufton "kundër politikave hegjemoniste dhe imperialiste dekadash të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj kundër Rusisë", raporton agjencia e lajmeve ruse Tass.

Nga ana tjetër Kim, pretendohet të ketë thënë se thënë se shteti i tij “mbështet plotësisht dhe është në solidaritet me Qeverinë ruse për luftën në Ukrainë. Megjithatë, ende është e paqartë se si mund të duhet mbështetje e Koresë së Veriut për Rusinë.

Ai po ashtu lavdëroi “rolin e rëndësishëm të Rusisë dhe misionin për të ruajtur stabilitetin strategjik dhe balancën në botë”.

Ora 13:38
Tapeti i kuq për Putinin, një ceremoni luksoze në Phenian

 

Një ceremoni luksoze dhe një paradë madhështore ushtarake është zhvilluar në sheshin kryesor të Phenianit për të mirëpritur presidentin rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut.

Presidenti rus falënderoi liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për ftesën e tij në Phenian, në vizitën e tij të parë zyrtare në vend që nga viti 2000.

Në pamjet e publikuara shihen se dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në rrugët e qendrës së kryeqytetit ndërsa autokolona e liderëve po kalonte.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Koresë së Veriut janë forcuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt të 2022.

Ora 13:17
Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin strategjik

Rusia dhe Koreja e Veriut kanë nënshkruar një traktat mbi partneritetin strategjik gjithëpërfshirës gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Phenian.

"Marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit e nënshkruar sot parashikon, ndër të tjera, ndihmë reciproke në rast agresioni kundër njërës prej palëve", shkruan BBC.

Sipas ndihmësit të presidentit rus, Yuri Ushakov Ushakov, dokumenti i ri është i nevojshëm për shkak të ndryshimeve të thella në situatën gjeopolitike në rajon dhe në lidhjet dypalëshe midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Gjithashtu pretendohet se Putin mund të ketë thënë se Koreja e Veriut ka të drejtë të mbrohet dhe se Rusia dhe Koreja e Veriut mund të bashkëpunojnë ushtarakisht, megjithëse marrëveshja është "mbrojtëse dhe paqësore".

Ora 11:10
Putin i dhuron Kimit një makinë luksoze Aurus të prodhuar nga Rusia

Presidenti Vladimir Putin i dhuroi një makinë luksoze Aurus të prodhuar nga Rusia udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un gjatë vizitës së tij në Phenian.

Kështu tha këshilltari presidencial Yuri Ushakov, citon agjencia  e lajmeve Ria Novosti, duke nënvizuar se ky është modeli i dytë i kësaj makine, të përdorur nga vetë presidenti, e cila i bëhet dhuratë Kimit.

Dhuratat e Putinit për liderin e Koresë së Veriut përfshijnë gjithashtu një kamë dhe një set çaji. Ndër dhuratat e bëra nga Kim Putinit janë disa vepra arti që përshkruajnë presidentin rus, duke përfshirë disa buste.

Ora 08:57
VIDEOLAJM/ Momenti kur Putin mbërrin në Korenë e Veriut, shtrëngimi i duarve dhe përqafimi me Kim Jong-un

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Korenë e Veriut. Lideri rus u prit në aeroportin e Phenianit nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Putin është në udhëtimin e tij të parë në kryeqytetin e Koresë së Veriut pas 24 vjetësh, ndërsa ky është takimi katërt i liderëve që nga viti 2019.

Në videot e ndara teksa Putin zbret nga avioni, dallohet edhe shtrëngimi i duarve me Kim Jong Un. Të dy liderët u përqafuan dhe folën pranë avionit të presidentit rus. Më pas ata hipën në limuzinën ruse Aurus të Putinit për në Pallatin Kumsusan.

Rrugët e Phenianit ishin veshura me portrete të Putinit dhe fasada e një hoteli mbante një mesazh gjigant "Mirë se erdhe Putin".

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?