Vladimir Putin

Bota

Putin njofton vizitën e presidentit kinez në Moskë më 9 maj

1 Prill, 16:00| Përditesimi: 1 Prill, 16:03

  • Share

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi më 9 maj dhe do të marrë pjesë në ceremonitë për përvjetorin e Ditës së Fitores. Këtë e ka njoftuar presidenti rus, Vladimir Putin.

“Dëshiroj t’ju kërkoj t’i përcillni përshëndetjet e mia të përzemërta presidentit të Republikës Popullore të Kinës, mikut tim të dashur Xi Jinping. E presim atë në Rusi me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike,” tha Putin gjatë takimit me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në Moskë.

“Së bashku do të festojmë këtë përvjetor dhe fitoren ndaj Gjermanisë naziste si dhe fitoren ndaj Japonisë militariste,” shtoi lideri i Kremlinit.

“Do të përgatisim një program të pasur dhe shpresoj që kjo të mos lidhet vetëm me pjesëmarrjen në ceremonitë përkujtimore, por të jetë gjithashtu një vizitë e veçantë e presidentit kinez. Ai do të jetë i ftuari ynë kryesor,” vuri në dukje Putin.

Lideri rus bëri të ditur gjithashtu se dëshiron të diskutojë me Xi gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në forumet ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, Organizatën për Bashkëpunim të Shangait (SCO) dhe grupin BRICS.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?