Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një vizitë në Korenë e Veriut ku takoi diktatorin Kim Jong Un. Putin dhe Kim Jong bënë një marrëveshje ku liderët zotohen se do mbrojnë njëri-tjetrin në rast sulmi.
Në ‘Studio Live’ profesori Andi Hoxhaj dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledjon Krisafi sqaruan më shumë për Arbër Hitajn, mbi atë se çka pritet të ndodh pas kësaj marrëveshjeje në konjukturat ndërkombëtare.
Profesor Hoxhaj në lidhje Skype thekson se presidenti Putin po tenton të një krijojë një pol të ri, me Kinën, Arabinë Saudite dhe Korenë e Veriut.
'Kjo është një aleancë që autokratët mund të bëjnë me njëri-tjetrin. Aktualisht po shkojmë në një fazë të re të rendit botëror ku duan të ndajnë kufijtë. Putin po lobon fortë për të patur një pol të ri. Vizita më e rëndësishme ishte në Arabinë Saudite, ku kërkoi që shkëmbimet tregtare të naftës dhe më gjerë të bëhen në monedhën e tyre dhe ka shkuar edhe me Kinën dhe Korenë e Veriut. Putin para pak ditësh, tha që do kundërpërgjigjej me diçka të re. Dhe mesa duket kjo është kundërpërgjigja me Kim Jongun, me marrëveshjen kur sulmohet njëra mbrojnë njëra-tjetrën. Koreja ka kërcënuar shpesh Japoninë, aleate të SHBA. Këto janë vende autokratike dhe nuk duhen besuar shumë pasi janë jo shumë transparente.'
Krisafi analizoi më tej situatën ushtarake në Ukrainë, teksa Rusia ka përparuar shumë në territorin ukrainas. Nga ana tjetër, me një rikthim të mundshëm të Trump në Shtëpinë e Bardhë, Krisafi thotë se mund të përfitojë Rusia nga një situatë e tillë.
'Rusia ka një përparim shumë të lehtë, një fshat çdo tre katër ditë. Në gjashtë muajt e fundit ka marrë 700 km katrorë. Ushtarët ukrainas tërhiqen në vende të caktuar. Ky është momentin ku Rusia mund të përpiqet për një ofensive tjetër. Nëse ka mundësi është gjë tjetër. Iniciativa në frontin e betejës është e gjitha në anën e Rusisë. E shoh të vështirë që Ukraina të jetë në ofensivë. Ka mungesë ushtarësh. Është një linjë fronti shumë e gjatë, 1200 km. Dhe kanë pasur problem edhe mobilizimin. Ka probleme municionesh.
Por është dhe fakti që Ukraina ka problem organizimi, të politikës së brendshme ukrainase. E shoh të vështirë që në ardhmen të ketë marrëveshje. Mund të ketë ofensivë rusë. Mundësia që Ukraina të marrë territore e shoh zero. Ukraina do shkoj drejt realizmit, çka është e mundur të merret. Rusët mendojnë se luftën do e fitojnë dhe nuk ulen në tavolinë për bisedime. Shohin që Ukraina po dobësohet dhe qëllimi i ushtrisë ruse është sfilitja e ushtrisë ukrainase. Mendojnë se perëndimi do lodhet me Ukrainën.
Shpresojnë se Trump do fitojnë zgjedhjet në SHBA. Ai përdor batuta se Zelensky është zyrtar i mirë, do ndryshonte shumë politikën amerikane nëse zgjidhet. E shoh që ka një adhurim të veçantë ndaj Putin. Edhe kur e takonte si e shihte. Thellë-thellë e shoh që dëshiron të jetë si Putin. Mendoj se e zgjidh në 24 orë, por në anën e rusëve.'