Përdorimi i raketave perëndimore për të goditur në territorin rus do të sjellë "pasoja serioze". Kështu ka thënë Presidenti Vladimir Putin. Këto raketa, shton Putin, do të drejtohen nga personeli i NATO-s, sepse përdorimi i tyre kërkon "informacione inteligjente satelitore" që vetëm Aleanca ka në dispozicion.
"Vendet evropiane, veçanërisht ato me territor të vogël dhe me një dendësi të lartë popullsie, duhet të kuptojnë se çfarë rrezikojnë para se të flasin për sulme në territorin rus," thekson presidenti.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Macron: Ukraina duhet të autorizohet të godasë Rusinë me armët tona! Putin: Me trupat perëndimore në Kiev, lufta botërore do të afrohej
Xh.K/ReportTv.al