Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se në katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia do të instalohen gjykata federale dhe gjykatat e territoreve do të integrohen në sistemin gjyqësor rus sa më shpejt të jetë e mundur.
“Katër subjekte të reja janë bërë pjesë e Rusisë, DPR (Republika Popullore e Donetskut), LPR (Republika Popullore e Luhansk), Zaporizhzhia dhe rajonet Kherson. Në këto territore, është planifikuar të krijohen gjykata federale. Gjykata e Lartë, së bashku me organet e tjera, ka shumë punë për të bërë në formimin e përbërjeve të reja të gjykatave dhe integrimin e shpejtë të gjykatave në sistemin gjyqësor rus. Dhe kjo duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Putin të martën duke folur në Kongresin e 10-të Gjith-Rus të Gjyqtarëve në Kremlin.
Nëpërmjet procesit të aneksimit, i cili është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, Moska ka njohur katër rajone të Ukrainës si territor rus, raportojnë mediat e huaja.
Kjo përfshin Luhansk dhe Donetsk, si dhe Kherson dhe Zaporizhzhia, dy zona në Ukrainën jugore që janë pushtuar nga forcat ruse që menjëherë pas fillimit të pushtimit.
Lajmi kryesor:
Lufta, Kievi: 84 raketa ruse po hyjnë nga Deti i Zi në Mesdhe! Senati tërheq amendamentin që zgjati dërgesën e armëve në Kiev me një vit
S.S/ReportTv.al