Vladimir Putin dhe Papa Françesku

Bota

Putin reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: I jashtëzakonshëm, një mbrojtës i palëkundur i vlerave

21 Prill, 12:58| Përditesimi: 21 Prill, 13:00

  • Share

1745233169_bad65cc491036ad302e405ec92968921.webp

Presidenti rus ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Papa Françeskut, duke e cilësuar hirësin e tij si "një person të jashtëzakonshëm".

Në një mesazh drejtuar kardinalit Farrell, presidenti Vladimir Putin thekson se Papa Françesku "gëzonte një autoritet të madh ndërkombëtar si shërbëtor besnik i mësimeve të krishterimit, një udhëheqës i urtë fetar dhe një burrë shteti, si dhe një mbrojtës i palëkundur i vlerave të larta të humanizmit dhe drejtësisë", raporton ANSA. 

"Gjatë papatit të tij -shton Putin -Papa Françesku kontribuoi në mënyrë aktive në zhvillimin e dialogut midis Kishës Ortodokse Ruse dhe asaj Katolike Romake, si edhe në bashkëpunimin konstruktiv mes Rusisë dhe Selisë së Shenjtë".

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Papa Françesku "kishin një respekt të madh për njëri-tjetrin". Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

 


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku, Vatikani: Vdiq si pasojë e një goditjeje në tru! Dje bekimi dhe urimi i fundit për Pashkët! Reagojnë liderët botërorë


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?