Foto: Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka publikuar një video-mesazh me rastin e përvjetorit të dytë të asaj që Rusia e quan “Dita e Ribashkimit” - dy vjet që nga koha kur Moska pretendoi zyrtarisht se rajonet e Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson i përkasin asaj.
“E vërteta është në anën tonë! Të gjitha objektivat e vendosura do të arrihen", nënvizoi Putin, duke falenderuar të gjithë rusët që luajtën rol në pushtimin e territoreve ukrainase.
Ai akuzoi gjithashtu 'elitat perëndimore' për shndërrimin e Ukrainës në një 'koloni' dhe bazë ushtarake kundër Rusisë, duke nxitur, sipas tij, 'urrejtje, nacionalizëm radikal dhe armiqësi ndaj gjithçkaje ruse'.
Sipas tij, Rusia po lufton për një të ardhme të sigurt dhe të begatë për brezat e ardhshëm.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia lëshon 'shi' dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima
Xh.K/ReportTv.al