Presidenti rus Vladimir Putin

Putin: Rusia ka të drejtën të përdorë armë bërthamore nëse Bjellorusia sulmohet

26 Shtator, 07:44| Përditesimi: 26 Shtator, 07:55

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore nëse ndodh një sulm ndaj Bjellorusisë fqinje, aleatit të saj në luftën kundër Ukrainës.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse goditet me raketa konvencionale dhe se Moska do ta konsideronte çdo sulm ndaj saj të mbështetur nga një fuqi bërthamore si një sulm të përbashkët.

Vendimi për të ndryshuar doktrinën zyrtare bërthamore të Rusisë është përgjigja e Kremlinit ndaj diskutimeve në Shtetet e Bashkuara dhe Britani nëse duhet t'i jepet apo jo Ukrainës leje për të lëshuar raketa konvencionale perëndimore në Rusi.

Sipas Reuters Putin, duke hapur një takim të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se ndryshimet ishin në përgjigje të një peizazhi global që ndryshon me shpejtësi, i cili kishte sjellë kërcënime dhe rreziqe të reja për Rusinë.

“Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet jo bërthamor, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një shteti bërthamor, të konsiderohet si sulm i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse. Kushtet për kalimin e Rusisë në përdorimin e armëve bërthamore janë gjithashtu të qarta”, tha Putin, duke shtuar se Moska do ta konsideronte një veprim të tillë nëse zbulonte fillimin e një lëshimi masiv të raketave, avionëve ose dronëve kundër saj.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?