Poste në veri të Mitrovicës, ku shfaqet Putini me Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Putin sot në Beograd, flamujt rusë dhe mbishkrimet 'Ne jemi vëllezër' 'pushtojnë' veriun e Mitrovicës

17 Janar 2019, 08:22| Përditesimi: 17 Janar 2019, 08:38

  • Share

Veriut i Mitrovicës është “pushtuar” nga flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Vladimir Putin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe billborde me mbishkrime në gjuhën ruse, teksa pritet vizita e Carit të Rusisë në Beograd.

"Kosova Press" bën me dije se fotografitë, flamujt dhe mbishkrimet “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne” janë vendosur mbrëmë gjatë natës nga njerëzit e Millan Radojiçiqit, emri i  të cilit është lidhur me shumë ngjarje në veri, përfshirë këtu edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Pikërisht në ditën e vizitës së Putinit në Serbi, qytetarët serbë të veriut duket se po dërgojnë mesazhe për raporte vëllazëore me Rusinë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ditën e djeshme ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit u shpreh para vizitës në Serbi se politikat e SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë janë faktorë destabilizues në Ballkan. Kreu i ekzekutivit theksoi se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe. (Lexo këtu)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?