Presidenti rus, Vladimir Putin që drejton automjetin pa rrip sigurimi

Tirana

Putin tregon “muskujt”, nget kamionin pa rrip sigurimi në Krimenë e pushtuar/VIDEO

16 Maj 2018, 14:18| Përditesimi: 16 Maj 2018, 14:30

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka drejtuar një kamion ‘Kamaz’ duke përuruar urën e re në Krime pa vënë rripin e sigurisë, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin në Rusi.

Ura e re nga Rusia për në gadishullin e aneksuar të Krimesë është hapur të martën gjashtë muaj përpara afatit.

Por shumë media në Rusi kanë vënë theksin te Putin, i cili po drejtonte automjetin përgjatë urës pa rripin e sigurisë.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014, që shkaktoi përçarje dhe sanksione nga Perëndimi.

Të martën, Ukraina akuzoi Rusinë për thyerje të ligjit ndërkombëtar me hapjen e urës.

Për makina ura do të hapet të mërkurën.

Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 16/05/2018 22:46

    Ai qe kalon shume hunj njeri do t'i ngulet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?