Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi qeverinë e tij të punojë në krijimin e muzeu kushtuar asaj që Moska e quan një "operacion special ushtarak" në Ukrainë,
"Siguroni krijimin e muzeve (rajonale, komunale, në bazë të organizatave arsimore) kushtuar ngjarjeve të operacionit special ushtarak dhe bëmat e pjesëmarrësve të tij", thuhet në dokument.
Putin urdhëroi gjithashtu të shqyrtohet çështja e transferimit të objekteve që lidhen me operacionin special ushtarak për t'u ekspozuar në muze". Qeveria duhet gjithashtu të konsiderojë organizimin e një studimi të historisë së operacioneve ushtarake speciale brenda sistemit arsimor.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Prigozhin: Armëpushimi në Bakhmut? Një humor ushtarak! Putin bisedë telefonike me Erdogan
B.V/ReportTv.al