Aleksandër Vuçiç e Vladimir Putin

Kosova & Rajoni

Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë

14 Shkurt, 22:07| Përditesimi: 14 Shkurt, 22:09

  • Share

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se partneriteti strategjik me Serbinë është duke u zhvilluar në mënyrë dinamike “pavarësisht kushteve të vështira ndërkombëtare”.

Në urimin për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, Putini ka thënë se beson që dy shtetet do të vazhdojnë të forcimin e bashkëpunimit në të mirë të të dyja palëve në sfera të ndryshme.

“Partneriteti strategjik midis shteteve tona po zhvillohet në mënyrë dinamike, pavarësisht kushteve të vështira ndërkombëtare. Jam i bindur se, duke u mbështetur në lidhjet shekullore të miqësisë vëllazërore dhe afërsisë shpirtërore, që i bashkojnë popujt rus dhe serb, do të jemi në gjendje të vazhdojmë forcimin e bashkëpunimit në të mirë të të dyja palëve, në sfera të ndryshme, duke kryer projekte të përbashkëta”, thuhet në urimin e Putinit për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, siç ka njoftuar Zyra e Presidentit në Serbi.

Serbia është ndër shtetet e pakta që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?