Presidenti rus Vladimir Putin ka shkuar në Krime në një vizitë të papritur në Sevastopol, porti ku flota ruse e Detit të Zi është vendosur në Krime.
Presidenti rus vizitoi qendrën e fëmijëve “Korsun”. Dje, ICC lëshoi një urdhër arresti kundër tij duke e mbajtur atë "përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Rusi". Putin, i veshur joformalisht me një triko blu dhe pantallona të errëta, vizitoi gjithashtu një shkollë arti të shoqëruar nga guvernatori Mikhail Razvojaev , siç tregohet në një video të publikuar nga RIA Novosti .
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin vizitë surprizë në Krime! Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare: Ai mund të gjykohet si nazistët dhe Millosheviçi
G.MO//ReportTv.al