Putin zbulon planin: Donin të më zëvendësonin me një sozi por nuk pranova

27 Shkurt 2020, 15:03| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 15:05

  • Share

"A jeni Putini i vërtetë?", pyeti reporteri i agjencisë së lajmeve Tass.

"Po", - u përgjigj presidenti rus Vladimir Putin.

"Kam refuzuar të kem një sozi. Kjo ka ndodhur gjatë viteve më të vështira të luftës kundër terrorizmit."

Këto fakte zbuloi gjatë një interviste për 20 vitet e tij në pushtet, udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin teksa tregoi edhe për ekzistencën e një plani të fshehtë për të përdorur sozi në daljet në public por që ai nuk e kishte pranuar.

Sipas Putin koha e planit ishte diku në vitet 2000, kur Rusia ishte në luftë kundër ‘terrorizmit islamik’ dhe pavarësisë në Kaukaz dhe veçanërisht në Çeçeni.

I emëruar kryeministër në fund të vitit 1999 dhe më pas i zgjedhur president, Putin drejtoi luftën e dytë çeçene e cila çoi në pushtimin e territoreve të marra nga separatistët çeçenë, një fitore që kishte shkaktuar një valë sulmesh vetëvrasëse dhe marrje pengjesh.

Teori të shumta kanë qarkulluar në internet në lidhje me sozinë e Putin. Teoritë e komplotit madje kanë arritur të spekulojnë se ai vdiq dhe u zëvendësua nga një sozi, në veçanti pas mungesës së tij në skenën publike për 10 ditë në vitin 2015.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?