Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) thotë se ka parandaluar një komplot rus për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ukrainas. Dy zyrtarë të Administratës së Sigurisë Shtetërore ukrainase janë arrestuar.
Kievi thotë se ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore (FSB). Ata ishin rekrutuar para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Vaysl Maliuk, shefi i SBU-së, tha se ishte parashikuar që sulmi të bëhej para se presidenti rus Vladimir Putin, ta bënte betimin për mandatin e pestë presidencial të martën.
Ata thuhet se kishin kërkuar për "ekzekutues" të gatshëm midis truprojave të Zelensky. Objektivat e tjerë përfshinin kreun e inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov dhe shefin e SBU Vasyl Malyuk, shtoi agjencia. Grupi thuhet se kishte planifikuar të vriste shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Budanov, përpara Pashkëve Ortodokse, 5 maj.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin bëri ditën e sotme betimin për Kushtetutën në ceremoninë e inaugurimit në Pallatin e Madh të Kremlinit, për mandatin e tij të pestë në detyrë. Edhe pse kjo ceremoni u bojkotua nga shumica e vendeve perëndimore, kryesisht për shkak të luftës së tij në Ukrainë, Putin gjatë fjalimit të tij deklaroi se nuk e refuzon dialogun me vendet perëndimore.
“Rusia nuk e refuzon dialogun me vendet perëndimore, zgjedhja u takon atyre”, thotë Putin, citon agjencia Ria Novosti.
Ndërkohë që shtoi se për shtetin rus është një periudhë jo e mirë.
“Është një periudhë e vështirë që po kalon Rusia, por së bashku do ta kalojmë me dinjitet dhe do të bëhemi edhe më të fortë”.
Ne do të kapërcejmë të gjitha pengesat dhe do t'i sjellim në jetë të gjitha projektet tona. Ne shohim përpara me besim, ne planifikojmë të ardhmen tonë, ne tashmë po zbatojmë projekte të reja për të na bërë edhe më dinamikë, edhe më të fuqishëm” u shpreh ai.
Putin, 71 vjeç, ka qeverisur herë si president e herë si kryeministër i Rusisë që nga viti 2000. Nëse ai do e çoj deri në fund mandatin e ri 6-vjeçar, do të arrijë që tejkalojë udhëheqjen gati 30-vjeçare të diktatorit sovjetik, Josef Stalin, dhe në këtë mënyrë do të bëhet udhëheqësi më jetëgjatë rus në më shumë se dy shekuj.
Kabineti i Ministrave të Ukrainës ka miratuar projekt-dekretin presidencial që synon krijimin e një lloji të veçantë trupash në Forcat e Armatosura të Kievit të specializuar në përdorimin e dronëve.
Kjo u raportua nga RBC-Ukraine, duke cituar ministrin ukrainas të Mbrojtjes Rustem Umerov.
"Forcat e sistemeve pa pilot janë një zgjidhje moderne dhe e nevojshme për përdorimin efektiv të potencialit tonë luftarak dhe epërsisë teknologjike ndaj armikut në të gjitha nivelet - strategjike, operacionale dhe taktike - me ndihmën e sistemeve pa pilot në ajër, në tokë dhe në det. Për të zbatuar këtë iniciativë, Ministria e Mbrojtjes do të përgatisë dhe prezantojë projektligjin përkatës në mbledhjen e qeverisë”,- tha Umerov.
Bjellorusia ka filluar të marrë një sërë masash për planifikimin dhe ushtrimin e sulmeve me armë bërthamore. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktor Khrenin, raporton Tass.
“Sot morëm urdhrin nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë, Presidenti Alexander Lukashenko, për të kryer një inspektim të befasishëm të forcave dhe mjeteve të transportuesve të armëve bërthamore jostrategjike”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë.
Një divizion i kompleksit taktik-operativ Iskander dhe një skuadrilje avionësh Su-25 po përgatiten për të kryer misionet e planifikuara, shton Tass.
Ndërkohë që Khrenin tha se gjatë inspektimit "do të kontrollohet e gjithë gama e aktiviteteve, nga planifikimi, përgatitja dhe përdorimi i sulmeve me armë bërthamore taktike".
Presidenti rus Vladimir Putin, vazhdon agjencia ruse, ka njoftuar më 25 mars 2023 se Moska, me kërkesë të Minskut, do të vendosë armët e saj taktike bërthamore në Bjellorusi, të ngjashme me atë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë prej disa kohësh në territorin e aleatëve të tyre. Moska dorëzoi sistemin raketor Iskander në Minsk, i cili mund të mbajë armë bërthamore dhe ndihmoi në ripajisjen e avionëve bjellorusë në mënyrë që ata të mund të transportonin municione speciale.
Shkencëtarët dhe pilotët bjellorusë iu nënshtruan trajnimit në Rusi. Më 16 qershor të vitit të kaluar, Putin tha se kokat e para bërthamore ruse ishin dorëzuar në Bjellorusi dhe se e gjithë grupi do të arrinte deri në fund të vitit 2023.
Ndërsa në fund të prillit 2024, Lukashenko njoftoi se Rusia kishte vendosur disa dhjetëra armë bërthamore në Bjellorusi.
Dy zyrtarë të Administratës së Sigurisë Shtetërore ukrainase, janë arrestuar pasi janë akuzuar për tradhti dhe bashkëpunim në një sulm terrorist ndaj presidentit Volodymyr Zelensky, raporton Ukrainska Pravda.
Një nga detyrat e rrjetit të inteligjencës ruse ishte të kërkonte mes ushtarakëve pranë sigurisë së presidentit për njerëz që mund të merrnin peng kreun e shtetit dhe më pas ta vrisnin. Përveç Zelenskyt, rusët synonin të eliminonin kreun e SBU-së Vasily Malyuk, kreun e Gur Kirill Budanov dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Kreu i SBU, Vasily Malyuk, pretendon se një rreth i ngushtë njerëzish ishin të informuar për këtë operacion special për të ekspozuar agjentët e armikut.
Sipas tij, sulmi terrorist duhet të ishte "një dhuratë për Putinin për inaugurimin e tij". Në veçanti, sipas shërbimeve sekrete, agjentët synonin të vrisnin Budanov para festës së Pashkëve.