Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një podcast lidhur me kujtimet e tij si ministër i Jashtëm kur Shqipëria u anëtarësua në NATO.
Basha tha mes të tjerash se presidenti Bush ka qenë faktor kyç që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kujtoi takimin me ambasadoren e SHBA-se në NATO-s në maj 2007-të.
Takimi i parë me përfaqësuesen e SHBA-së në Bruksel, ambasadoren e SHBA-së në NATO. Takimi i parë ishte, dita ime e 5 apo e 6 pas betimit si ministër i jashtëm. Sa u ulëm në takim më thotë, po të bëhët sot vota në Këshillin e Atlantikut të Veriut, merrni një gjysmë vote. I thash unë nuk e dija që votat ndaheshin përgjysmë. Nuk ndahen më tha, po e them në mënyrë figurative, vota ime e simpatisë, e mbështetjes, e dëshirës për ta parë Shqipërinë në NATO, po përndryshe të gjithë vendet e tjera nuk i keni pro, sepse keni shumë punë për të bërë. Domethene ishte fjalia e katërt ose e pestë pas prezntimit e drejtëpërdrejtë. Pa u përpjekur fare ta ëmbëlsonte lajmin jo të mirë. Bëhet fjalë për majin e 2007-ës.
Kuptohet që ishte një farë ankthi, jo paniku, si me thënë një stimul që kësaj duhet t’i futeni me kokë, sepse samiti i Bukureshtit ishte më pak se një vit nga ky moment, ishte në prill të 2008-ës. Iu futëm punës, me kompleksitetet e veta, me shumë kundërshti, siç më paralajmëruan amerikanët. Por kur po i afroheshim finishit, ndërkohë që kishte akoma përpjekje për të na futur shkopinj nën rota.
Njerëz që nuk e donin, Shqipëria nuk është gati. Kroacia është gati, Shqipëria nuk është gati, madje edhe Maqedonia nuk është gati, por Shqipëria nuk është gati. Në këtë moment lidershipi amerikan doli hapur, doli mbi sipërfaqe.
E mbaj mend që nga njëra anë “hë se këta shqiptarët s’janë gati, nga ana tjetër e njëjta përfaqësuese e SHBA-së më thoshte, isha me presidentin po shkonim më duket në Afganistan, isha në avionin presidencial Air Force One dhe më pyeti: “si i kam shqiptarët e mi”. “Si i kam shqiptarët e mi”, shumë domethënëse" kujton Basha.
Gjatë Podcastit, kreu i PD ndau një bisedë dhe me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov, në Samitin e Bukureshtit, nga 2 deri 4 prill 2008.
Basha: Nga ana tjetër ishin rusët. Kur ndodhi e gjithë kjo, pavarësisht se Gjeorgjia dhe Ukraina nuk morën si me thënë planin e veprimit për anëtarësim, por morën një përkushtim politik, gjeorgjia dhe Ukraina do të jenë anëtare të NATO-s, është akoma, kjo është fraza që NATO ka për këto dy vende, këta ishin bërë bishë. Pasi mbaroi gjithçka, u ulëm, kishim darkën zyrtare, kryetarët e delegacioneve që ishin Presidentët dhe Kryeministrat, në rastin tonë ishte dhe presidenti dhe kryeministri, në rastet e tjera mund të ishte ose presidenti ose kryeministri, kishin tavolinën e tyre.
Ministrat e Jashtëm ishim ne në tavolina veç. Erdhën me vonesë, gjëja e parë që nuk duhet të ndodh. Dhe u futën me atë të ecurën që ecën pak si lac Putini. Pak i shkurtër, tundet pak. Lavrovi që e ndiqte nga mbrapa i zi, pak zeshkan dhe i zi në fytyrë. Ai shkon ulet atje, Lavrovi ulet në tavolinën tonë. Ulet përballë kështu siç jemi me Marsidin.
Nga krahu tjetër ishte Miloshovski, ministri i jashtëm i Maqedonisë, që ishte bërë sterë se s’kishte marrë ftesën për anëtarësim. Ulet Levrovi, sfodim total të çdo etikete, nxjerr cigaren dhe fillon e pin cigaren aty në pallat, ndërsa ne si themi gjë. i kthehet e i thotë, “Antonio ça ke? Je mërzitur i thotë? Pse je mërzitur? Ku e di ti a do ketë a s’do ketë më NATO pas 10 vitesh? A do ketë apo s’do ketë pas 10 vitesh?”.
Provokim komplet, i fliste atij që të dëgjoja unë dhe ministri i jashtëm kroat. Se ne ishim futur, ne kishim marrë ftesën.
“Hë Basha, si mendon ti?” – më tha mua. Po i them kjo puna e jetëgjatësisë së perandorive thash unë nuk përcaktohet nga dëshirat e një aktori, apo jo? “Hë hë” – ma bëri, pinte cigaren dhe treste vështrimin diku në tavolinë tjetër ku ishte delegacioni i Azerbajxhanit për arsye që nuk mund t’i them''
Samiti ndodhi në Prill 2008. Në korrik 2008, Rusia sulmoi Gjeorgjinë pushtoi Osetinë e Jugut, Mosreagimi i fuqishëm i NATO-s përcaktoi skakierën e ngjarjeve të mëtejshme. 6 vite më vona aneksoi Krimenë dhe me luftën në Ukrainë diktoi një realitet gjeopolitik para lufte"
Basha thotë se amerikanët kanë qenë vendimtarë në këtë proces por nuk ka munguar mbështetja e Britanisë së Madhe, Turqisë, Erdogan, Athinës.
"Dora Bakojanis si minister e Jashtme ka qenë totalisht mbështetëse. Cfarë kanë qenë cështje bilaterale ka qenë veç por në cështjet multilaterale Greqia ka qenë mbështetëse e fortë dhe e pahezituar.' tregoi Basha.