Presidenti rus Vladimir Putin operon me dy trupa të ndryshëm, është kjo teoria konspirative që qarkullon në rrjet prej vitesh, e që ka bërë më shumë bujë kohët e fundit pas pushtimit që ky i fundit po i bën Ukrainës.
Nëse fillimisht kjo teori ishte vetëm në gojët e analistëve dhe komentuesve në rrjete sociale, tashme është përqafuar edhe nga gjenerali ukrainas, e njëkohësisht shefi i Inteligjencës Ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov.
Zyrtari ushtarak ukrainas pretendon se prova se Putini shfaqet në dy trupa të ndryshëm, janë veshët.
Sipas Budanov-it, këta dy trupa kanë veshë të ndryshëm, ndërsa veshi si organ është i unik për çdo njeri.
Sipas kësaj teorie, arsyeja pse ka dy Putinë, është sepse Putini “origjinal” ka probleme të rënda, e sipas atyre që mbrojnë këto pretendime, e ka fiikisht të vështirë që të dalë në publik.
Dhe ngjarjet e fundit, ku Vladimir Putin po avancon dita ditës në pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, i bëjnë daljet në publik të domosdoshme për të.
Kyrylo Budanov sugjeroi në televizionin ukrainas këtë javë se veshët e Putinit dukeshin ndryshe në disa nga paraqitjet publike të liderit.
“Pamja e veshëve është e ndryshme. Veshët janë si gjurmë gishti, fotografia e veshit të çdo personi është unike. Nuk mund të përsëritet”, tha ai, sipas Newsweek, TV ukrainas.
Por Budanov tha se veshët nuk ishin i vetmi detaj që ngjall dyshime.
“Ata [dy Putinët] kanë zakone të ndryshme, sjellje të ndryshme, ecje të ndryshme, ndonjëherë edhe gjatësi të ndryshme, nëse i shikoni nga afër,” tha ai.
Teoria e Budanov-it për trupin e dyfishtë të liderit rus, qarkullon në rrjet që prej 4 vitesh.
International Business Times e quajti atë "një nga teoritë më të pazakonta konspirative" në vitin 2018, kur një përdorues në Twitter krahasoi tre fotografi të Putinit për të sugjeruar se ish-spiuni i KGB-së ishte, në fakt, 3 njerëz të ndryshëm.
E ndërsa shëndeti i Putinit është arsyeja pse lideri u shpërndaka në shumë trupa, kreu i CIA-s – si dhe shefi i MI6 i Britanisë – i kanë hedhur poshtë dyshimet, duke deklaruar në Forumin e Sigurisë në Aspen të muajit të kaluar se udhëheqësi rus, me sa duket, është mjaft i shëndetshëm.