Putini takohet me ministrin e Jashtëm të Kinës: Gjithçka po lëviz para dhe po zhvillohet

22 Shkurt 2023, 14:20| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 14:22

  • Share

1677072158_dht.JPG

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se marrëdhëniet e vendit të tij me Kinën janë duke arritur nivele të reja, përderisa kryediplomati kinez, Ëang Yi, u prit në një takim në Moskë nga kreu i Kremlinit.

“Marrëdhëniet ruso-kineze janë duke u zhvilluar ashti siç planifikuam viteve të kaluara. Gjithçka është duke lëvizur përpara e duke u zhvilluar. Bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare mes Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës, siç kemi thënë në mënyrë të përsëritur, është shumë i rëndësishëm për stabilizimin e situatës ndërkombëtare”- tha presidenti rus para gazetarëve, raporton televizioni CNN.

Në anën tjetër, ministri kinez tha se të dyja vende “shpesh ballafaqohen me kriza e kaos, por në krizë ka gjithmonë mundësi”. “Kjo kërkon nga ne që t’i identifikojmë ndryshimet në mënyrë më vullnetare dhe t’u përgjigjemi ndryshimeve në mënyrë më aktive për ta forcuar më tutje bashkëpunimin tonë gjithëpërfshirës strategjik”- shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?