Top 24
Lifestyle

Për herë të dytë, miliarderi rus ankoron në Sarandë jahtin e tij superluksoz (Video)

22 Shtator 2018, 18:47| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 18:59

  • Share

Jahti superluksoz është ankoruar pasditen e kësaj të shtune në bregdetin e Sarandës. “Report TV” ka siguruar pamjet ku shihet jahti më i madh në botë në gjirin e Sarandës, i cili pret të furnizohet me karburant nga disa autobotë.

Mësohet se jahti “Sailing jaht A”, është nën pronësinë e miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, me vlerë 500 milionë dollarë.

Jahti superluksoz i miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko në gjirin e Sarandës

Ai është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton. Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël. Kujtojmë që më datë 28 korrik Melnichenko ankoroi të njëjtin jaht në të njëjtin vend në bregdetin shqiptar.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi 1: 23/09/2018 10:26

    i paska ardhur urdher numer 2 nga moska lulzim bashes. jatet e miliarderve rus perdoren per transport lendesh natkotike, pastrim parash edhe per te derguar mesazhe qeverive. shteti shqiptar duhet te bej nje kontroll me qen total ketij jati ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?