Për të dytën herë brenda një muaji, thirret në SPAK deputeti i PD, Zef Hila (VIDEO)

13 Tetor 2022, 10:51| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 15:45

  • Share

TIRANË- Për të dytën herë brenda një muaji, ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës dhe aktualisht deputet i 'Rithemelimit', Zef Hila është thirrur në SPAK. 

 Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, u shpreh pas marrjes në pyetje se u paraqit pranë SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, për një çështje që është në proces.

Hila theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

Nga sa mësohet, Spak po kryen hetimet për disa abuzime në bashkinë e drejtuar nga Hila përpara se të shkarkohej nga qeveria Rama, por nuk dihet se për çfarë konkretisht.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 13/10/2022 11:00

    Ky l*** ka ngel vetem duke shpifur dhe duke bere spiunlleqe. Te pergjigjet edhe per paudhesite e veta. I ka bere njerezit e asaj zone te gjithe spiune te njeri tjetrit, i ka perqare dhe po i perdor njerezit si kavie per qellimet e tij. Njeri i pabese dhe me dy fytyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?