Sport

Përballja Spanjë- Angli për trofeun e Euro 2024, ja shifra e majme që përfitojnë lojtarët e 'tre luanëve' nëse fitojnë

13 Korrik 2024, 16:05| Përditesimi: 13 Korrik 2024, 16:14

  • Share

Yjet e Anglisë do të fitojnë një bonus marramendës prej 14 milionë paund nëse fitojnë Euro 2024 të dielën, në një përballe me Spanjën.

Kombëtarja e “tre luanëve”, u kualifikua në finalen e madhe të Euro 2024, aty ku do të përballen me Spanjën.

Anglezët presin prej 58 vitesh për të fituar trofeun e madh dhe nëse kjo realizohet këtë verë, lojtarët dhe stafi i kombëtares do të merrnin një shifër të majme.

Lojtarët do të marrin 9.6 milionë paund në rast suksesi, ndërsa trajneri Southgate, do të arkëtonte një bonus prej 4 milionë paundësh.

Shuma totale prej 14 milionë paundësh është një rekord i ri nga Kupa e Botës 2022, kur u premtua një bonus prej 13 milionë paundësh, por skuadra dështoi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?