Kronikë
Top 24

Përgjimet e Bild/ Krimet e Rënda: Po verifikojmë autenticitetin e audiove të publikuara

17 Qershor 2019, 17:03| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 18:31

  • Share

Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka nisur hetimet për të verifikuar autenticitetin e audiove të publikuara sot në tabloidin gjerman Bild nga dosja '184', si dhe personat që kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Këto përgjime nuk kanë qenë asnjëherë të publikuara në mediat shqiptare, por dalin për herë të parë nga gazetari gjerman Peter Tiede, si pjesë e një dosje që është ende në hetim. Fakti që prokuroria thotë se do bëhet verifikim i autenticitetit, lë shteg për të menduar se ndoshta këto audio-përgjime nuk janë ende të transkiptuara nga OPGJ (Oficer të Policisë Gjyqësore).

Krimet e Rënda shprehen se publikimi i këtyre audio-përgjimeve, të cilat janë pjesë e një dosje në hetim (184) është në shkelje me ligjin dhe se ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare.

"Nisur nga publikimet audio te bera sot me datë 17.06.2019 në gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit."

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nona: 18/06/2019 09:48

    Si duhet verifikuar autenticiteti i audiove kur ato jane brenda dosjeve te prokurorise ? Nuk mund te mbahen disa qendrime , por vetem nje nga ana Krimet e renda. Kur kerkon te vertetosh autenticitetin , smund te pretendosh se eshte cenuar imazhi prokurorise pasi supozohet qe nuk jane video te dala prej saj , dhe nese

    Përgjigju
  • Tironsi: 17/06/2019 17:20

    Po' dihet ajo pune do i nxirrni fallso se keshtu keni urdherin nga Kryetari i PS Rama, normale se do e zbatoni urdherin e kryetarit se Arta dhe Donika antere te kryesis se PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?