Përjashtimi i Kurtit dhe kandidatëve të tjerë nga gara, Vetëvendosje dhe AAK ankohen sot në Gjykatën Supreme

27 Janar 2021, 10:29| Përditesimi: 27 Janar 2021, 15:23

  • Share

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moslejimin e kandidimit të disa kandidatëve, për shkak të problemeve me ligjin.  PZAP të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mos certifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ditën e djeshme u bë e ditur se nuk lejohet kandidimi i kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Edhe disa deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk iu është lejuar kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Gjithashtu edhe Nisma ka probleme me kandidatët, të cilës nuk i janë certifikuar 13 kandidatë.

Kandidatët kanë marrë një dënim të formës së prerë në 3 vitet e fundit dhe në bazë të ligjit atyre nuk u lejohet të kandidojnë. 

Në bazë të ligjit të gjitha palët që nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme, brenda 24 orëve nga bërja publik i vendimit dhe Gjykata më pas ka afat 72 orë që t’i përgjigjet ankesave të paraqitura.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, do të mbahen më 14 Shkurt në një atmosferë politike tejet të trazuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?