Bota

Përmbytje nga shirat në Romë, rrugë si lumenj dhe sheshe si liqene

8 Qershor 2021, 15:54| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:59

  • Share

Rrugë si lumenj, sheshe si liqene, kjo është situate në orët e fundit në Romë.  Në mediat sociale qarkullojnë pamje të rrugëve të mbuluara nga uji, ndërsa automjetet kanë ndaluar pasi e kanë të pamundur lëvizjen.

Stuhia ka përfshirë Romën që prej orës 12.30, ndërsa qindra telefonata janë pranuar nga Salla e Operacioneve.

Ndër zonat më të prekura të kryeqytetit është ajo e Romës Veriore , Corso Francia, Ponte Milvio, Prati, Montemario dhe Nomentano. Shiu përmbyti një kopsht fëmijësh në Castel Nuovo di Porto, brenda të cilit u bllokuan dyzet fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Aktualisht nuk ka  ndërprerje në shërbimin e transportit publik . Ndërkohë, Mbrojtja Civile, paralajmëroi më herët për stuhinë e sotme.

Dhe situata duket se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.  

 

Komento

Komente

  • Italia per italiani: 08/06/2021 16:07

    S'ka rendesi kjo, S'ja vlen berra qirane te merzitesh... Gjera te vogla. Kryesorja eshte te mbahen mire te gjithe emigrantet me skipetare, zezakeri, araberi e lloj lloj takomi e honxho bonxhosh, mundesisht pa pune e pa asnje gje, se ka Italia e punojne italianet per to e... vetem kujdes emigrandet... aman, ato te jene mire, se per te tjerat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?