Foto ilustruese

Kronikë

Përplasi qëllimisht me makinë punëtorin në rrugën e Kombit, gjykata lë në burg 67-vjeçarin! Autori: Kishim konflikte, por s'doja ta vrisja, ishte aksidentale

25 Maj 2021, 09:03| Përditesimi: 25 Maj 2021, 09:09

  • Share

Gjykata e Lezhës ka lënë burg 67-vjeçarin Dedë Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të plagosur. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë.

Ndërkohë avokati i të arrestuarit, Petrit Hysi kërkoi një masë më të butë për klientin e tij me pretendimin se ngjarja ka qenë aksidentale. Dedë Doçi u arrestua nga policia të enjten, pasi me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime, në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, ka tentuar të vrasë duke përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin Nazmi Halila banues në Kukës.

Ky i fundit mori dëmtime në disa pjesë të trupit dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?