Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e sotme në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Sipas raportimit të mediave, i plagosuri është Valdrin Halimi nga fshati Pogragj i Gjilanit, kurse viktima është Egzon Rafuna.
“E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)”, thuhet në njoftimin e Policisë.