Librazhd-Një minator humbi jetën në minierën e fshatit Katjel në Librazhd ditën e djeshme, ndërsa policia ka nisur hetimin ndaj administratorin të minierës, drejtuesit teknik dhe përgjegjësin e turnit, pasi humbi jetën një minator në minierën e fshatit Katjel të Prrenjasit.
Ngjarja ka ndodhur më 26 maj, ndërsa viktima u identifikua si Syrja Bego, 57- vjeç. Minatori ka humbur jetën sapo ka marrë turnin pasi e ka zënë një gur minerali poshtë, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Librazhd/Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Syrja Bego, 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", për administratorin e minierës, shtetasin Gëzim Balla, 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin Hysni Kllogjri, 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin Gëzim Kllogjri, 62 vjeç', njoftoi policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente
