Kristi Aliaj, një prej banorëve të “Big Brother Vip 2 Albania” pati një debat me Mikela Pupën, sepse ajo e preku në duar gjatë një improvizimi që duhet të bënin së bashku.
“Nuk ka nevojë të më prekësh”– i tha Kristi ish-konkurrentes së “Për’puthen”, e cila e anashkaloi komentin e tij dhe vijoi me improvizimin.
Kjo skenë është parë edhe më parë në shtëpinë e “Big Brother Vip 1” mes banorëve, kur Xheisara preku Arbrit dhe ai i kërkoi që mos ta bënte më atë veprim.
‘’Unë jam i dashuruar dhe jam serioz në atë që ndjej. Unë në formë shoqërore ia kërkova Xheisarës të mos e bëjë më atë veprim. Është mirë që të ndahen gjërat që në fillim’’,- tha asokohe ai.
Ajo grindje që ndodhi atëherë në “Big Brother Vip 1” shkaktoi shumë bujë dhe nuk dihet nëse skena mes Mikelës dhe Kristit do ketë të njëjtën bujë të shtunën mbrëma.
Kristi me le pershtypjen pelqen meshkujt
Përgjigju