TIRANË - Ngushtohet gara për kreun e Byrosë Kombëtare mes katër kandidatëve. Ata janë Aida Veizaj (Hajnaj), Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Katër kandidatë u skualifikuan nga Komisioni i Përzgjedhjes në intervistimet e kryera më datat 26 dhe 27 shkurt 2020 në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Ardian Çipa, ish numri dy i policisë së shtetit , Gentjan Shehaj ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnikaj (i vetmi prokuror mes kandidatëve nga radhët e policisë), nuk mundën të kalojnë testin e makinës së të vërtetës, poligrafit.
Katër kanditët e përzgjedhur, kanë kaluar më herët testin për aftësitë fizike, ato me shkrim dhe gojë si hetues, si dhe përballjen me makinën e së vërtetës. Përgjatë një jave tetë kandidatët ju nënshtruan për nga 2 deri në 4 orë poligrafit, njohur si makina e të vërtetës ndërsa në fazën finale rezultojnë se kanë kaluar vetëm 4 dhe djegur 4 prej tyre.
Sipas njoftimit të SPAK, rezultati i intervistave dhe testeve të mëparshme ka sjellë këtë renditje, por në njoftimin e tyre nuk përmendet nëse është edhe rezultati i Poligrafit. I kontaktuar nga ReportTv Komisioni i Përzgjedhjes së kreut të BKH në SPAKk sqaroi se testet e poligrafit do të hapen përgjatë periudhës së vettingut për kandidatët që ende nuk e kanë kaluar.
SPAK do të çojë katër emrat e kandidatëve sipas pikëzimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku edhe do të bëhet votimi për të zgjedhur drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. KLP aktualisht ka mbetur me 10 kandidatë pas shkarkimit të anëtarit Besnik Cani këtë të enjte nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
E vetmja që ka kaluar vetingun nga 4 kandidatët që i kaluan fazat për kryetar të BKH-së, është Aida Hajnaj, numri dy i Policisë së Shtetit. Ndërsa 3 kandidatët e tjerë të cilët vijnë nga radhët e policisë ende nuk e kanë kaluar këtë filtër. Vettingu për katër kandidatët që kanë kaluar si poligrafin dhe testet e tjera do të bëhet nga një komision me dy prokuror të SPAK-ut dhe një gjyqtar të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë me Oficerë të Policisë Gjyqësore e cila do të jetë në varësi të prokurorisë së posaçme SPAK për kryerjen e hetimeve kundër krimit dhe korrupsionit.
Njoftimi i SPAK
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.
Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:
1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj
Arben Kraja
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme
Hahahaha cudi do ishte t kalonin testin. Po ku ka njeri q punon n shtet edhe nuk ka ber pislleqe ca ka per tu cudutur ktu
PërgjigjuNuk prisnim çudira!
PërgjigjuKY ESHTE LAjM O mjere ky vend, del me larte sekrwtaria pa punuar nje dite be terren, me shume dika ajo se nje prokuror, apo specialistet e krimeve, pa perjasjtuar aanje nga cunat e policise, qe jane me te vertete per ti pergezuar qe moren guximin mbas thirrjes se Ambasdes USTA, thjesht besuan se dhe amb e re, pavaresisht qe dihej perfundimi. Qekur me liste ishin gati 5 kandidate te shokut Xhafaj, I cili harriti deri me katershe, me zonjen sekretare, dhe me mostren e policise qe si ka thene njeri puna mbare be policisi, shokun faskaj, I cili ka premtuar te partia, se dosjen e pare do hetoj vellain tim qe u kap per korrupsion, para nje muaji. Sna ngelet te themi gje, I urojme shokut Gramoz qe te pakten te triumfoje kete here me kandidatin e vet, te pakten vjen nga policia, z. Ervin I cili ka mbeshtetjen dhe te shokut saimir, mbas perdeve. Por cfare nuk ndodh, kur vajti me katershe nje perkethyes, dhe spiun I rendomte I italianeve si ai Beu, shkurt beoti, nje zot e di. U jane errur syte, ku eshte fundi, me keq sbehet.
PërgjigjuDihej qe ne fillim se ishte Aida Hajnaj ky vend ka marr fund njeher e pergjithmon
PërgjigjuKandidatet e droges. Aida Veizaj ta gezoj se e paska blere mire kreueshen e BKH. Drejtesia e re me policat me te paafte!
PërgjigjuNormal , ndau gradat para nje viti kjo , 10.000 euro komisar e 20.000 kryekomisar per koke.I moren nja 200 vete gradat, beji vete llogarite .