Pyetësori që u është shpërndarë nxënësve dhe mësuesve për gjuhën turke në shkolla, nuk ka asnjë lidhje me vizitën e presidentit turk Erdogan të para pak ditëve. Ajo vjen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në janar të 2021, mes delegacionit shqiptar dhe atij turk në Turqi, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama.
Ministrja e Arsimit, Evi Kushi ka sqaruar se nisur nga fakti që gjuha angleze është futur me detyrim që në klasë të parë, atëherë në klasë të gjashtë një nxënës duhet të zgjedhje një gjuhë të dytë. Nisur nga kjo, po testohet nëse gjuha turke pëlqehet që në fund të mund të bëhet lëndë me zgjedhje, siç është gjuha gjermane, spanjolle, franceze. Megjithatë, ka sqaruar që nuk ka asnjë vendimmarrje deri më tani.
"Nuk është fill pas vizitës së Erdogan, ka filluar që në muajin dhjetor anglishtja është bërë gjuhë me detyrim që në klasë të parë dhe sipas kurrikulës së re në klasën e gjashtë nxënësit do të kenë një gjuhë të dytë, që mund të jetë gjermane, spanjolle, franceze dhe bazuar në marrëveshjen që vitin e kaluar në janar delegacioni shqiptar në Turqi u miratua disa marrëveshje dhe një prej të cilave është kjo, ku parashikohet që do bëjmë një studim pilot për të parë nëse ka interes për të mësuar gjuhën turke. Ne sapo e kemi nisur, nuk ka asnjë vendimmarrje apo imponim, thjesht po marrim informacion, në shkollat turke gjuha shqipe është vendosur si gjuhë me zgjedhje, nëse ka , në cilat zonat, a do jetë e nevojshme që të hapim klasa për lëndë me zgjedhje ose jo, tha Kushi.
Lajmi kryesor:
Ministrja e Arsimit: 1100 mësues dhe 1600 nxënës me COVID! Shkollat u mbyllën për shkak të rrezikut që haste nxënësi nga shtëpia në shkollë, jo për mungesën e ngrohjes
B.K./ReportTv.al