Zamira Gjini

Hapja e shkollave, Gjini për Report Tv: Ka një skenar të tretë, po u rriten rastet me covid kthehet mësimi online

2 Shtator 2020, 14:22| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 15:30

  • Share

Nxnësit do të kthehen ne banka në 14 shtator, por për ta është parashikuar edhe një skenar i tretë. Ai i rikthimi të mësimit online nëse numri i rasteve me COVID-19 shtohet në masë. Zamira Gjini, Drejtoresha e Pergjithshme e Politikave të Arsimit në MASR në një lidhje me skype me edicionin e lajmeve në Report Tv ka folur në gjuhën e shifrave duke dhënë detaje për nisjen e vitit të ri shkollor. Ajo tha se 87% e personave që u bënë pjesë pyetësorit për hapjen e shkollave ishin pro këtij vendmi. Kujtojmë se pyetësori vlente vetëm për nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

"Na ndajnë gati dhe dy javë që do fillojë shkolla. Dy javët e para do jetë përsëritje nga viti shkollor i kaluar. Pas dy javëve do fillojë programi mësimor. Protokolli i ministrisë është i detyrueshëm për t'u zbatuar nga të gjithë. Drejtuesit e shkollave kanë marrë masat. Nxënësit do të rreshtohen do futen me radhë. Në klasa do ketë një person në bankë. Në hyrje do t'u matet temperatura. Do kontrollohen për maskat dhe kështu me radhë. Prindërit duhet të ndërgjegjësojnë fëmijët e tyre. Për këto ne kemi porositur postera që do vendosen jashtë shkollës që të ndikojnë tek fëmijët.  Ne me Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që t'i hapim shkollat. Sipas pyetësorit 87% ishin dakord që të hapen shkollat. Nëse virusi do të përhapet ne do të zhvillojmë mësimin online. Tani ne jemi në zbatim të skenarit që nxënësit të kthehen në shkolla", tha ajo.

Sipas saj, në vend janë 32 shkolla me mbi 1 mijë nxënës dhe 50 me 800 nxënës, në të cilat do të veprohet me dy turne duke u respektuar të gjitha masat që nga matja e temperaturës në hyrje, mbajtja e maskës apo mbajtja e distancës.

"Nëse kemi nxënës mbi 20, klasat do të ndahen. E rëndësishme është që nxënësit do vendosen në klasë do respektojnë protokollin. Ndarja e klasave rrit ngarkesën e mësuesve. Për këtë ministria e arsimit ka një buxhet për të paguar orët shtesë. Po u kërkua edhe mësues shtesë do ketë. Janë përcaktuar qartë detyrat. Shërbimi psiko-social do të dyfishohet në këtë proces mësimor të vështirë. Ne në Shqipëri kemi rreth 32 shkolla që kanë mbi 1 mijë nxënës dhe 50 shkolla që kanë mbi 800 nxënës, por janë marrë masat që të bëhen dy turne sipas një orari të vendosur nga drejtoria e shkollës. Edhe nxënësit që shkollat e tyre janë prekur nga tërmeti do shkojnë në një shkollë tjetër ku mësimi do bëhet me dy turne.  Ne do të sigurojmë të gjitha mjetet mbrojtëse", tha Gjini.

Në lidhje me dezninfektimin e shkollave që të jenë gati për fillimin e mësimit ajo tha se shumica kanë përfunduar por ende po punohet. Kujtojmë se viti i ri shkollor do të fillojë në datën 14 shtator 2020 në masa shumë të rrepta për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?