Prokuroria e Krujës

Pyetet në prokurori, Xhisiela Maloku jep të dhëna kontradiktore

30 Shtator 2018, 07:38| Përditesimi: 30 Shtator 2018, 07:52

  • Share

Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi për përdhunim djalin e deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rraja dëshmi e tërhequr pastaj prej saj është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krujës ditën e djeshme.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se vajza është marrë në pyetje dje në ambjentet e Prokurorisë së Krujës për llogari të hetimeve të reja të nisura për rastin që ka ende disa pikëpyetje të pazbardhura, pas denoncimit të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu.

Burimet sqarojnë se në dëshminë e saj vajza i ka qëndruar disa prej fakteve të dëshmisë së saj fillestare por ka dhënë version tjetër për disa të tjera. Dy ditë ma parë publikuam ekspertizën mjekoligjore të kryer në trupin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, në momentin që ajo ka bërë denoncimin ndaj ish-të dashurit të saj Rexhep Rraja.

Në këtë akt ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet: “Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës.

Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë”.

Denoncimi dy muaj më parë

Në këtë përfundim mbërrin mjeku Elton Serani në ekspertizën mjekoligjore për shtetasen Xhisiela Maloku. Sipas kësaj ekspertize dëmtimet që ka marrë 25 vjeçarja i kanë sjellë asaj pamundësi fizike për të qenë e aftë për punë, ekspertizë kjo e cila është shoqëruar për hetuesit edhe me tabelën fotografike të dëmtimeve.

Fakti që ekspertiza mjekoligjore ka përcaktuar në raport 9 ditë paaftësi për punë, detyrimi sipas ligjit bën që hetimi i çështjes të vijojë, pavarësisht tërheqjes së kallëzimit nga e dëmtuara Xhisiela Maloku.

Historia e Xhisiela Malokut ndonëse u denoncua dy muaj më parë, mori përmasa më të mëdha dhe u kthye në temën më të debatuar të momentit, pas dëshmisë së policit në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Akuzat e oficerit

Nuhu akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

N/komisari Emiljano Nuhu deklaroi se u kërcënua prandaj u arratis nga Shqipëria në datë 13 shtator 2018 duke braktisur detyrën, ndërsa kërkoi azil në Zvicër. Kryetari i grupit të PS Balla, deputeti Rraja dhe kryebashkiaku Bushi kanë mohuar akuzat, ndërsa edhe vetë vajza mohoi të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë.

Në këtë akt-ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet se ka pasur dëmtime në trup me mjet mbretës dhe cigare, por vajza e tërhoqi denoncimin, ndërsa më pas shpejgoi edhe arsyet.

Ndërkohë që dy ditë më parë, Drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi ka përgënjeshtruar akuzat e ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, lidhur me pretendimet se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij, brenda stacionit të policisë së Fushë Krujës.

Trimi tha se pas verifikimeve dhe shqyrtimit të pamjeve filmike, ka rezultuar se personat e pretenduar nga Nuhu nuk kanë qenë të pranishëm në datën 21 korrik në ambientet e policisë.

Ora 07:42
Vëllai i Emiljano Nuhut në bandën e Laert Haxhiut

Zbardhen detaje të reja rreth ish-oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu, i cili një ditë më parë denoncoi se ishte kërcënuar me jetë nga Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, për të lënë të lirë të lirë djalin e këtij të fundit i akuzuar për përdhunimin e të resë, Xhisiela Maloku.

Dyshimet ngrihen për lidhjet e tij apo familjarëve me kontigjentë kriminal në qytetin e Lushnjës, ku është vendlindja e efektivit Emiljano Nuhu.

Ardi Nuhu, vëllai i ish-oficerit të policisë së Krujës është dënuar për vepra të ndryshme penale ndërsa konsiderohet si pjesë e bandës së Laert Haxhiut, të shumkërkuarit lushnjar të akuzuar si autor i masakrës së Lushnjës, teksa tentonte të vriste nipin e Aldo Bares dhe për pasojë humbën jetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Vëllai i Emiliano Nuhun së bashku me Laert Haxhiun janë ulur në bankën e të akuzuarve për një sërë vjedhjesh.

Në procesin gjyqësor, që e delegon çështjen në Gjykatën e Vlorës, Ardian Nuhu dhe Laert Haxhiu akuzohen se në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë, të njohur në botën e krimit kanë kryer plot 11 vjedhje në seri.

Komento

Komente

  • Soni: 30/09/2018 10:27

    Prekurore Mirela Kapo, socialiste e fiksuar ka ndikuar mos te arrestohet djali debutetit ! Oficer Nuhu nuk genjen, se Prekurorja i detyrohet partise qe i ka bere emerimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?