Politikë

Pyetet nëse do duhet të japë dorëheqjen Berisha pas humbjes, Alimehmeti për Report Tv: Nuk e kam tagrin për këtë përgjigje

12 Maj, 22:20| Përditesimi: 12 Maj, 22:32

  • Share

Kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka folur për zhvillimet e fundit paszgjedhore të 11 majit. Alimehmeti u pyet në studion e Report Tv nëse duhet të dorëhiqet Berisha pas humbjes që shihet deri tani në rezultatin e numërimit nga Partia Demokratike.

Kandidati i PD-së për Tiranën nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, ai ka thënë se kjo çështje duhet të diskutohet në forume dhe se ai nuk e ka tagrin për të dhënë këtë përgjigje.

Nga ana tjetër, Alimehmeti ka thënë se është i bindur se do ta marrë mandatin në Tiranë.

"Pavarësisht se si shkon përfundimi final, do të ketë një analizë nga forumet më të larta të partisë. “Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Në radhë të parë, ju e dini që thirret kryesia, pra kryesia diskuton dhe sjell pjesën e vet, e më pas e sjell ose në Kuvend Kombëtar, ose në Këshill Kombëtar. Kështu që do të presim zhvillimet në këtë drejtim; nuk do të marr tagër unë për të folur në këtë drejtim. Interesi im në këtë moment është sa më shumë votë për PD-në në qarkun e Tiranës. Shumë analistë na kanë thënë se s’marrim më shumë se 12 mandate, ndërkohë rezultati sot tregon të kundërtën – analistët duhet të na kërkojnë falje.”-tha Ilir Alimehmeti, kandidat i PD për Tiranën. 

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 13/05/2025 06:16

    EDHE KUR SALIU TE VDES KETA DO MARRIN LEJE NGA AI PER TU PERGJIGJUR PIKA QE SU BIE NE KOKE DEMON KRATE

    Përgjigju
  • Iris: 13/05/2025 03:49

    E ke tagrin o Alihmehmet e ke.Njerez si ju brenda PD,PL,PS qe thoni /nuk e kam tagrin/ u mundesoni Berishes,Metes e Rames te qendrojne ne pushtet pa fund.Militantet e nje partie ndahen ne tre grupe ne 1-fanatike te liderve,2-ne rebele qe kerkojne ndryshim 3-ne njerez si ky qe thone, se kam tagrin,c'me duhet mua.Te paret e te tretet jane katastrofa e demokracise brenda partive se mbysin grupin e dyte,te rebeleve dhe shpien ne autokraci e diktatoriat.

    Përgjigju
  • spe: 12/05/2025 22:47

    Nuk ma mban bytha nga frika e kapos se tribuse qe ti them ik se je komplet i urryer nga shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: