Kronikë

Qafë-Thanë/ U fut me shpejtësi në kthesë, rrëzohet kamioni i ngarkuar me gaz (VIDEO)

19 Qershor 2024, 19:36| Përditesimi: 20 Qershor 2024, 00:02

  • Share

Një kamion i ngarkuar me gaz është rrëzuar në Qafë-Thanë, në afërsi të fshatit Lin, mesditën e sotme (19 qershor 2024).

Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta.

Momentalisht një korsi e Qafë-Thanës është e bllokuar, por qarkullimi kryhet lirshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa po operohet me kujdes për lëvizjen e kamionit për shkak të ngarkesës që mban. 

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor dyshon tek shpejtësia e lartë në kthesë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?