Dogana Qafë-Thanë

Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria për trafik droge, arrestohet në Qafë-Thanë i riu nga Maqedonia e Veriut

13 Shtator, 11:49| Përditesimi: 13 Shtator, 11:53

  • Share

Një 29-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas policisë, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Ndërsa në njoftim theksohet se punohet me autoritetet austriake për ekstradimin e të riu nga Maqedonia e Veriut në Austri.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit”, njoftoi policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?