Depozita e fshehtë e naftës në kamionë, që mbanin 600 litra secila

Qafë-Thanë/ Kontrabandonin naftë nga Maqedonia e Veriut me depozita të fshehta në kamionë, në pranga 3 shoferët! Sekuestrohen 1800 litra karburant dhe mjetet

7 Nëntor, 13:31| Përditesimi: 7 Nëntor, 13:35

  • Share

 

Korçë- Tre persona u arrestuan sot (7 Nëntor) nga Policia e Korçës, të akuzuar për kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë, nga Maqedonia e Veriut.

U sekuestruan edhe 1800 litra naftë dhe 3 kamionët që përdoreshin për transport.

Operacioni u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore. Rastet kanë qenë të ndara nga njëri-tjetri.

“Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, bëri me dije policia vendore. 

Ata u kapën në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, teksa gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmangur detyrime tatimore.          

Policia do vijojë hetimet bashkë me Prokurorinë e Korçës, për të zbardhur plotësisht skemën abuzuese.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?