Qahi tradicionale, simitet e nostalgjisë nga zonja Albana

28 Nëntor 2023, 12:00| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 12:02

  • Share

Qahi tradicionale, simitet e nostalgjisë

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 20 gr maja
  • 500 ml qumësht të vakët
  • 4 lugë supe sheqer
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 majë luge kripë
  • 1 filxhan vaj

Përgatitja:

Fillimisht tresim majanë me 3-4 lugë qumësht, 1 lugë të vogël sheqer dhe miell. Tek qumështi i vakët hedhim sheqerin, vaniljen, vajin dhe majanë e ardhur. E përziejmë me lugë druri dhe më pas shtojmë miellin gradualisht duke e trazuar.

E punojmë brumin derisa të realizohet një brumë i butë si i bukës. E lyejmë me pak vaj, e mbulojmë me pecetë dhe e lemë në një vend të ngrohtë për rreth 2 orë. Brumin e ardhur, të dyfishuar e punojmë dhe një herë dhe e ndajmë në rreth 20 toptha të cilat i hollojmë sa madhësia e një pjate të vogël. I lyejmë me pak vaj dhe në mes mund të vendosim pak djathë të përzier me vezë. E mbështjellim në formë roleje dhe e lidhim si trëndafil. I vendosim qahitë në një tavë të lyer me vaj dhe i lemë në një vend të ngrohtë për rreth 30 minuta. Më pas i spërkasim me fara susami dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?