AUSTRALI- Si e qara e një fëmije kur nuk i blejnë lodrën e tij të preferuar, “këndon” zogu i quajtur “Lyrebird” në një kopsht zoologjik në Australi.
Nuk është e pazakontë që kafshët të imitojnë sjelljet, tingujt dhe veprimet e njerëzve.
Në këtë rast, Echo, zogu i lezetshëm ka imituar “makthin” e nënave, të qarën e në fëmijëve.
Ishin pikërisht punonjësit e kopshtit zoologjik ata që zbuluan se e qara e një fëmije të vogël, vinte nga Echo.
Edhe përse kopshti zoologjik, po qëndron i mbyllur për shkak të pandemisë, zogu është bërë i njohur në internet prej veçantisë së tij që i ka çuditur të gjithë!
Zogjtë Lyrebird janë imituesit më të jashtëzakonshëm dhe njihen për këtë dhunti të veçantë.
Video shume e bukur dhe plot humor.Keta zogj te mrekullueshem jane native te Australise dhe njihen si imituesit me te mire ne bote.Ndryshe nga papagajte qe duhet t'i mesosh te flasin,Lyrebird jane imitues te natyrshem,nuk ka nevoje as t'i mesosh me ore te tera,as t'i detyrosh me ushqim etj.Jane ne gjendje te imitojne cdo gje e gjithecka ne cast dhe ndryshe nga papagajt, imitimin e kane kaq perfekt sa qe njerezit mund te ngaterohen,si ne rastin e mesiperm.Ne mos gaboj,keto imitime perdoren per te terhequr femrat e tyre,ne ndryshim nga zogjte e tjere qe perdorin kengen,ose rituale te tjera.Keta kerkohen shume si /pets/,por eshte shume veshtire te gjesh ne shitje.
Përgjigju