Aksi Bajram Curri-Valbonë

Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet e shiut, bllokohet rruga Bajram Curri-Valbonë për shkak të rënies së gurëve! 70 familje pa energji elektrike

18 Janar, 16:43| Përditesimi: 18 Janar, 16:50

  • Share

KUKËS- I gjithë territori i qarkut është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë gjatë ditës së sotme (18 janar).

Sipas informacioneve, për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj dhe Sopot-Kam Tropojë.

Rruga Bajram Curri-Valbonë është bllokuar për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, ndërsa në terren janë ekipet që po punojnë për pastrimin e aksit.

Si pasojë e motit të keq, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për 70 familje në njësitë administrative, Malzi, Kolsh dhe Surroj në Kukës si dhe njësinë administrative Fajza të bashkisë Has.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?