Furgonët të cilët transportojë fëmijë dhe nxënës shkolle do t'i nënshtrohen një kontrolli të rreptë të policisë rrugore për përdorimin e rripave të sigurimit.
Kreu i policisë rrugore Mitat Tola i bëri apel prindërve dhe drejtuesve të mjeteve të përdorin rripat e sigurimit dhe të shmangin alookolin dhe shpjejtësinë teksa çojnë fëmijët nëpër shkolla.
Mitat Tola, në një deklaratë për mediat foli gjithashtu edhe për masat që janë marrë gjatë kësaj periudhe, ku numri i personave që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor është ulur.
Tola u shpreh: "Do të ketë patrullime shtesë dhe do të merren masa ekstreme per ata që shkelin rregullat rrugore."
Sipas kontrolleve të bëra, ka një ulje të numrit të personave që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur.
Nga 100 të dehur që drejtojnë makinën para ca kohësh, tani janë 70 ose 60 persona. Nuk ka rëndësi statusi i shoferit, por nëse ai bën shkelje atij i përgatitet dosja", tha Mihtat Tole.
Me nisjen e sezonit të ri shkollor pritet kujdes më i madh i shoferëve në rrugët e Tiranës.
Shpejt jeni kujtuar,gjithe bota e ka te domosdoshme rripin e sigurimit,kurse per femijet qe nuk kane mbushur moshen duhet sedilje per femije
Përgjigju