Makina me shpejtësi në Elbasan

Qarkulloi me makinë me shpejtësi në zonë të banuar, ndëshkohet me gjobë 25-vjeçari në Elbasan

28 Korrik 2023, 19:00| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 14:51

  • Share

Një 25-vjeçar është vënë nën hetim pasi prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me makinë me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan.

Pas një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë  e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin "Qemal Stafa",Policia e Elbasanit ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Për pasojë u vu nën hetim në gjendje të lirë, K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili u ndëshkua me gjobë në vlerën e 40 mijë lekëve.

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qemal: 30/07/2023 07:10

    At bulevard ka elbasani dhe u paska dash ankesa e qytetarve, ha ha ha , shpesh rreth ores 00 te nates krijesa pa pik ynyre dhe karakteri ven ne rrezik kembsoret apo edhe punonjesit e pastrimit te rrugeve duke levizur me shpejtesi per tu dukur , e bejn shpesh sepse polat ne at ore jane ne gjume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?