Drejtuesit e motorave dhe pasagjerët e tyre janë kategoritë me të ekspozuar për aksidente, pasi shpesh herë nuk përdorin kaskat mbrojtëse gjatë udhëtimit.
Gjatë ditës së sotme, 67 drejtues janë gjobitur pasi qarkullonin pa kaskë mbrojtëse.
Policia e Shtetit ka bërë thirrje për përdorimin e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, pasi është detyrim ligjor.
Përdorimi i kaskës mbrojtëse është e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shëndetësore, pasi kjo kategori është e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.
"Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shëndetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.
67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse", njoftoi policia e shtetit.
Tani e mesoj policia rrugore kasken motorret dhe bicikletat e kane te detyruar
Përgjigju