Kronikë

Qarkullonin të armatosur dhe me drogë në rrugët e Fierit, në pranga 2 shokët! Njëri me dy identitete, dyshohen si shpërndarës (Emrat)

16 Gusht 2024, 11:44| Përditesimi: 16 Gusht 2024, 11:50

  • Share

Fier- Qarkullonin në rrugët e Fierit të armatosur dhe me lëndë narkotike, arrestohen 2 shokët e dyshuar, njëri prej të cilëve mbante edhe dy identitete.

Ata dyshohet se i përkasin një grupi të shpërndarjes së drogës në qark, por po verifikohet edhe për precedentë të tjerë kriminalë.

Policia vendore njoftoi sot (16 Gusht) se ka finalizuar operacionin e koduar “Sundimi i ligjit”, pas sinjalizimeve se dy të rinj posedonin armatime dhe drogë dhe udhëtonin në aksin Pojan-Dërmenas.

Kanë qenë agjentët e Antidrogës dhe Patrullat, që bënë ndjekjen dhe prangosjen e tyre. Të ndaluarit janë Patrik Ferko, që mbante edhe identitetin Pëllumb Xhafa, 49 vjeç dhe Ersi Hoxhaj, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhjetëra doza cannabis sativa, 2 celularë dhe automjeti.

Ndaj të rinjve u ngritën akuzat "prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", të kryera në bashkëpunim, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?